LAJME

Hoti për shuarjen e Task-Forcës Antikorrupsion: Vendime të tilla do të hapin rrugën për liberalizim të vizave

Hoti për shuarjen e Task-Forcës Antikorrupsion: Vendime të tilla do të hapin rrugën për liberalizim të vizave
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Tetor 2020, 11:27

Në një konferencë për medie, kreu i ekzekutivit, Avdullah Hoti ka komentuar shuarjen e Task-Forcës Antikorrupsion, shkruan GazetaBlic.Hoti është pyetur nëse kjo do të ketë pasoja negativ në çështjen e liberalizimit të vizave për kosovarët.

“Që kjo do të ndikojë në çështjen e vizave është spekulim i njerëzve që janë kundër këtyre vendimeve, nuk ka asnjë lidhje me çështjen e liberalizimit të vizave. Përkundrazi, kanë me na çu drejt hapjes së rrugës që të shkojmë më shpejt drejt liberalizimit të vizave”, ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se Task-forca do të vazhdojë punën e vet me gjitha çështjet që i ka pas në shqyrtim.“Do të bëhet organogrami i ri policisë i cili do të jetë i mbikëqyrur nga partnerët ndërkombëtarë, dhe do të ketë bashkëpunim të ngushtë mes Policisë me Prokurorinë Speciale”, tha Hoti./GazetaBlic

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika