Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka uruar qytetarët e vendit për liberalizimin e vizave.
Hoti: Heqja e vizave është lajm i mirë sepse u punua shumë vite që qytetarët të lëvizin lirshëm

Hoti, përmes një postimi në Facebook, tha se për këtë ditë u punua shumë për vite me radhë dhe, sipas tij, padrejtësisht u zvarrit nga kauzat e brendshme dhe vullneti i disa vendeve të Bashkimit Evropian.
“Në Parlamentin Evropian sot është votuar pro heqjes së vizave për Kosovën. Heqja e vizave është lajm i mirë sepse është punuar për shumë vite që qytetarët të lëvizin lirshëm dhe padrejtësisht u zvarrit nga bllokadat e kauzat e brendshme dhe nga vullneti i disa vendeve të BE-së. Kjo ditë është historike për qytetarët e Republikës së Kosovës. Urime!”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

