Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka raportuar sot në Komisionin për të Drejtat e Njeriut lidhur me debatet për ekspozitën e Shkëlzen Gashit “Masakrat e vitit 1998-1999”, duke thënë se disa nga gabimet e evidentuara e prekin drejtpërdrejt atë dhe familjen e tij.
Gjatë raportimit, Hoti theksoi se pasaktësitë në ekspozitë lidhen me ngjarje personale dhe familjare.
“Disa prej gabimeve të evidentuara në ekspozitë kanë të bëjnë me fshatin tim, rrjedhimisht me familjarët e mi të vrarë. Tjetra ka të bëjë me Dubravën, rrjedhimisht me babin tim,” deklaroi ai.





