LAJME

Hoti: Databaza e viktimave të luftës, detyrim ndaj së vërtetës e historisë

Hoti: Databaza e viktimave të luftës, detyrim ndaj së vërtetës e historisë
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Korrik 2026, 16:15

Ministri për Familje dhe Mirëqenie Sociale, Andin Hoti, ka reaguar pas publikimit të databazës me emrat e viktimave të luftës në Kosovë, duke e cilësuar këtë si një detyrim ndaj viktimave, familjeve të tyre, shoqërisë, historisë dhe kujtesës kolektive.

 

Hoti ka theksuar se ruajtja e së vërtetës është detyrim ndaj së kaluarës dhe garanci për të ardhmen.

“Më vjen mirë që, më në fund, Kosova ka një databazë të plotë me emrat e viktimave të luftës.
Këtë ua kemi borxh viktimave, familjeve të tyre, shoqërisë sonë, historisë dhe kujtesës sonë kolektive.
Ruajtja e së vërtetës është detyrim ndaj së kaluarës dhe garanci për të ardhmen”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë (IKKL) ka publikuar raportin preliminar për personat e vrarë, të zhdukur me dhunë dhe të vdekur si pasojë e luftës në Kosovë.

Ky është raporti i parë zyrtar i institucioneve të Kosovës, i cili u prezantua sot në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika