Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” sh.a – Prizren – Njësia e Malishevës, përmes një njoftimi dërguar mediave, ju njofton se sot me datën 15.09.2021 prej orës 08:00 deri në ora 18:00 do të ketë ndërprerje me furnizim të ujit për shkak të zhvillimit të punimeve në projektin “ Rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit fi 160 mm rr. Ibrahim Mazreku në Malishevë”, raporton TV Prizreni.
Pa furnizim të ujit do të jenë konsumatorët në këto zona:
– Rr. Ibrahim Mazreku, Lokalet dhe amviserit
– Rr. Hamdi Berisha lokalet, institucionet dhe amvisërit
– Rr. Pavarësia, bizneset dhe amvisëria
– Rr. Ilaz Agushi, amviseria si dhe konsumatorët e amvisērisē në Pallankë.
Me rastin e përfundimit të punimeve, në orën 18:00 do të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë të pijes, thuhet në fund të kësaj komunikate.