Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” njësia e Suharekës njofton konsumatorët se, banorët e fshatit Reshtan në zonën nga ura për Semetisht deri tek ura e autostradës në të cilën pjësë është zëvendësuar rrjeti i ujësjellësit se nga data 17.05.2021 do të ndërpritet uji në sistemin e vjetër dhe do të kaloj në sistemin e ri.
Punëkryesi është i obliguar që konsumatorët të cilët kanë qenë duke u furnizuar me ujë dhe kanë fatura nga K.R.U”Hidroregjioni Jugor”Sh.A të bëjë edhe lidhjen nga ujëmatësi deri te gypi kyçjes .
Punëkryesi do të mundohet që këto lidhje ti bëjë në kohë sa më të shpejtë brenda 2-3 ditëve.
Lidhjet e reja të cilat deri më tani nuk kanë qenë duke u furnizuar me ujë, punëkryesi nuk ka për obligimi të punoj mbrapa pusetës së ujëmatësit.





