Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, konkretisht Sektori për Cilësinë dhe Kualitetin e ujit përmes një njoftimi dërguar mediave ka njoftuar konsumatorët e regjionit të Prizrenit, se pas të reshurave të mëdha ditëve të fundit me të cilat u përballëm, gjendja me furnizim të ujit është kryesisht në rregull.
“Në Njësinë e Prizrenit, Suharekes dhe Dragashit furnizimi me ujë të pijes është në gjendje të rregullt pa ndikim nga të reshurat e fundit, e njejta situatë është edhe në të gjitha fshatrat e këtyre komunave.
Ndërsa në Njësinë e Malishevës furnizimi është kryesisht i mire me përjashtim të burimeve në Fshatin Gurbardh dhe Astrazub ku vërehet turbiditeti për një nuancë me te theksuar. Njesia permes mjeteve lokale te informimit dhe WEB faqes se Kompanise ka informuar konsumatoret per keto dy lokalitete dhe jane dhene rekomandimet per vlimin e ujit per pije deri ne njoftimin e radhes.
Poashtu edhe pas vështirësive që kemi pasur me energjinë elektrike të shkaktuara nga erërat ku pamundësohej furnizimi i rregullt me ujë të pijes, në sistemet ku furnizimi është me pompa aktualisht janë sanuar të gjitha problemet dhe gjendja vazhdon të jetë stabile.
Në KRU”Hidroregjioni Jugor”sh.a – Prizren deri në këto momente gjendja është e rregullt dhe për ndryshimet e tjera do të njoftojmë me kohë të gjithë konsumatorët.” thuhet në njoftimin e KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren.