- Reklama -

100-shja paraja më e falsifikuar, disa institucione s’e pranojnë monedhën dy euroshe

Gjatë nëntë muajve të vitit të shkuar 707 raste për para të falsifikuara i ka iniciuar Policia e Kosovës. Në Forenzikë treguan se monedha dyeuroshe dhe kartëmonedha 100-euroshe janë më të falsifikuarat, nga ato që ndodhen në qarkullim në Kosovë. Shkaku i përmasave të falsifikimit, disa ndërmarrje publike nuk janë duke e pranuar për pagesë monedhën 2-euroshe. E, para tyre këtë e kanë bërë bankat.

Disa thasë me monedha Policia i ka dorëzuar në javët e fundit në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, me qëllim për t’ua verifikuar origjinalitetin.

- Reklama -

Punonjës të Divizionit për dokumente dhe nënshkrime në Forenzikë secilën monedhë po e studiojnë dhe po i ndajnë falëset nga origjinalet.

Këtë e bëjnë edhe me kartëmonedhat.

Nadire Ibrahimi është zyrtare në Agjenci dhe tregon se monedha dyeuroshe dhe kartëmonedha 100-euroshe janë më të falsifikuarat që ndodhen në qarkullim në Kosovë.

“Gjatë vitit 2022, prej kartëmonedhave kanë ardhur gjithsej 622 raste me 2303 dëshmi. Prej këtyre 378 kartëmonedha kanë rezultuar të flasifikuara 100 euro. Që është kartëmonedha më e falsifikuar. Sa i përket monedhave, kanë ardhur 187 raste me 12064 dëshmi. Prej monedhave sigurisht po prin 2 euro me gjithsej 8519 monedha të falsifikuara 2 euro”, ka thënë Ibrahimi.

Shkaku i përmasave të falsifikimit, disa ndërmarrje publike nuk janë duke e pranuar për pagesë monedhën 2-euroshe. Para tyre, këtë e kanë bërë bankat.

“Sipas statistikave, kemi pasur 2200 monedha në vlerë prej 2 eurove apo 4400 eurosh, të cilat janë dorëzuar në sistemin bankar dhe janë identifikuar si të falsifikuara”, ka thënë drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Bankave, Petrit Balija.

Për para të falsifikuara, në 2021-tën Policia ka iniciuar 866 raste, ndërsa për nëntë muajt e vitit të kaluar 707 të tjera.

Për origjinën e parave të falsifikuara nuk dhanë informacione në Polici. Por, por zyrtarëve të Forenzikës, për monedhat dyeuroshe prin shteti gjerman.

Në Bankën Qendrore nuk treguan se si paratë e falsifikuara mund të hiqen nga qarkullimi. Por, numëruan problem për ekonominë që ato sjellin.

“Përgjithësisht efektet e dëmshme që paratë e falsifikuara shkaktojnë në shoqëri kanë të bëjnë me zvogëlimin e vlerës së parasë reale; rritjen e çmimeve (inflacionit) për shkak të qarkullimit të më shumë parave të gatshme në ekonomi, si pasojë e rritjes artificiale dhe të paautorizuar të ofertës së parave; ulje e besimit në paratë e gatshme dhe humbjet për qytetaret dhe bizneset, kur ata nuk rimbursohen për paratë e falsifikuara të detektuara dhe të konfiskuara nga institucionet financiare”, thuhet në përgjigjen e BQK-së.

E, në Forenzikë treguan disa nga vetitë që e dallojnë monedhën dyeuroshe të falsifikuar nga origjinalja.

“Pjesën e brendshme e ka ngjyrë ari, ndërsa pjesën e jashtme e ka ngjyrë argjendi. Pjesa e arit është shumë e mbyllët, po ashtu në rrethtin e monedhave duhet të jetë një stampim bukur i fortë që ta ngacmon gishtin ndërsa te monedhat e falsifikuara është stampimi shumë i butë”, ka shpjeguar Ibrahimi.

Falsifikimi i parasë është vepër penale dhe sanksionohet sipas Kodit Penal të Kosovës./ koha.net/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Trump mbylli Zërin e Amerikës, Biberaj: “Kapitull i trishtë”

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar dje një urdhër për...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort