LAJME

Hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet e 9 shkurtit

Hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet e 9 shkurtit
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Janar 2025, 11:27

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 9 shkurtit do ta ketë numrin 118.

Partia Demokratike e Kosovës në fletëvotime do ta ketë numrin 131.

Lidhja Demokratike e Kosovës do ta ketë numrin 124.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila është në koalicion më Nismën Socialdemokrate do ta këtë numrin 137.

Përfaqësues të Listës Serbe nuk kanë marr pjesë në tërheqjen e shortit, por kjo parti do të ketë numrin 112.

Zgjedhjet do të mbahen më 9 shkurt të këtij viti.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika