Që nga 27 shtatori në vend po zbatohen masat e fundit anti-COVID, të cilat u morën rreth dy javë me parë nga Qeveria e Kosovës.Me rënien e rasteve të reja dhe vdekjeve nga COVID-19 kanë filluar të shprehen kërkesa për lirimin e masave kufizuese.
Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva thotë se tanimë ka ardhur koha për lirim të masave anti-COVID.
“Ka rënë numri i rasteve të reja me COVID-19 e edhe i vdekjeve prandaj mendojë se duhet të ketë lirim të masave anti-COVID”, tha Sogojeva.Para dy ditësh, Sogojeva tha se ka dërguar edhe një shkresë që të takohet me ministren e Shëndetësisë për të diskutuar rreth masave të reja.“E kam dërguar para dy ditëve një shkresë për takim me Ministren e re të Shëndetësisë dhe të diskutojmë që të ketë lirim të masave të reja”, tha Sogojeva
I pyetur se cilat masa duhet të lirohen dhe a do të kërkojnë të hiqet ora policore, Sogojeva tha se përveç kësaj do të kërkojnë të zgjatet orari i punës për bizneset.
“Ne do të kërkojmë të hiqet ora policore dhe të zgjatet orari për bizneset, tanimë kur e dimë se pa vaksina dhe pa teste negative për COVID nuk mund të futen në lokale, na duken të tepërta këto kufizime’’, u përgjigj Sogojeva.Ai tutje tha se një kërkesë do ta ketë edhe për mbajtjen e ahengjeve familjare me një numër të caktuar të personave në restauronte.‘’Edhe për mbajtjen e ahengjeve familjare do të duhej me fillu me grupe të vogla ngadalë dhe të mos ketë keqpërdorime.





