Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se janë duke u zhvilluar negociatat për zgjedhjen e presidentit të ri. Haziri thotë se opozita nuk i ka votat për ta rrëzuar Qeverinë Hoti.
Haziri ka deklaruar se nëse nuk arrihet të zgjidhet Presidenti i ri, vendi do të shkojë në zgjedhje.
“E para, duhet me nënvizu që Qeveria e pakicës edhe më tutje mbahet në kuadër së marrëveshjes së partnerëve: LDK, AAK, NISMA dhe minoritetet. Përderisa vendi i presidentit dhe mosarritja e një marrëveshje për president, lë hapësirë për vazhdimin e negociatave lidhur me mundësinë e zgjedhjes së presidentit nga ana e partnerëve të koalicionit në koordinim edhe me opozitën. Nëse kjo nuk ndodhë atëherë duhet me gjetë një alternativë tjetër e cila i jep mundësi ose të zgjidhet Presidenti ose të ketë zgjedhje të reja parlamentare”, ka thënë Haziri.





