LAJME

Haxhiu takoi anëtarët e Komisionit të Venecias, flasin për themelimin e Byrosë Shtetërore

Haxhiu takoi anëtarët e Komisionit të Venecias, flasin për themelimin e Byrosë Shtetërore
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Maj 2022, 11:50

Një delegacion nga Komisioni i Venecias i përbërë nga raportuesit James Hamilton dhe Dan Meridor, si dhe Michael Janssen – përfaqësues nga Sekretariati i KV-së, u pritën në takim nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Qëllimi i këtij takimi ishte edhe diskutimi për Projektligjin për Themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, në prag të përgatitjes së Opinionit për këtë Projektligj, njofton Klankosova.tv.

Ministrja Haxhiu së bashku me anëtarët e grupit punues i njoftuan raportuesit për qëllimin e Projektligjit dhe argumentuan në secilën çështje që u adresua nga ta.

Mes tjerash, Haxhiu falënderoi delegacionin e Komisionit të Venecias për ndihmën profesionale që po i ofrojnë Republikës së Kosovës përmes opinioneve.

Konsultimet me Komisionin e Venecias janë tejet të vlefshme dhe si të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika