- Reklama -

Haxhiu: Radojiçiq dhe paramilitarët e tij duhet të gjykohen në Kosovë

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që Millan Radojiçiq dhe “44 paramilitarët e tij” të gjykohen në Kosovë për sulmin terrorist në Banjskë, me ose pa ekstradim.

Pas ndryshimeve të fundit në Kodin e Procedurës Penale, të cilat lejojnë gjykimin në mungesë edhe për vepra penale të natyrës së rëndë, Haxhiu ka theksuar se këto ndryshime mund të zbatohen edhe për sulmin terrorist në Banjskë.

- Reklama -

“Pavarësisht kësaj mundësie ligjore, s’ka dyshim që vlera e dobia janë të shumëfishta kur kryeterroristi Millan Radojiçiq dhe 44 paramilitarët e tij, të dorëzohen në Republikën e Kosovës dhe të përballen drejtpërdrejt me drejtësinë”, ka deklaruar Haxhiu.

Ministrja në detyrë ka thënë se Radojiçiq është drejtues de facto i Listës Serbe, duke përmendur se “kjo u bë edhe më e qartë kur kryetari formal i saj, Zlatan Elek, u radhit si i shtati me numrin e votave në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe, pas marrjes së mandatit të deputetit, e detyruan të jap dorëheqje”.

“Çertifikimi i Listës Serbe për zgjedhjet e fundit ka qenë një gabim i rëndë dhe i pafalshëm”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka rikujtuar edhe datën 22 prill 2023, kur, sipas saj, gjatë paradës së Ushtrisë së Serbisë në Batajnicë, përkrah Millan Radojiçiqit ishin të pranishëm edhe deputetët Igor dhe Slavko Simiq, si dhe kryetarët Dalibor Jevtiq dhe Goran Rakiq. “Atë ditë po ekspozohej edhe sistemi kinez FK-3, pikërisht në vendin ku janë ekshumuar 744 shqiptarë nga varreza masive”, ka shtuar ajo.

Sipas Haxhiut, “këto fakte dëshmojnë përfshirjen e drejtpërdrejtë dhe bashkëpunimin e strukturave të Listës Serbe në sulmet terroriste dhe kundër rendit kushtetues në Kosovë”.

“Millan Radoiçiq & Co. duhen gjykuar në Kosovë me ose pa ekstradim, sa më parë”, theksoi ajo.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort