LAJME

Haxhiu publikon pamje nga villa e konfiskuar e Radojçiqit: Jetë milioneri

Haxhiu publikon pamje nga villa e konfiskuar e Radojçiqit: Jetë milioneri
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Prill 2024, 20:38

Pasi Policia përfundoi aksionin për konfiskimin e pasurisë së Milan Radojçiq në Veri të Mitrovicës, vila e tij është vizituar nga  Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ministjra Haxhiu sjell pamje brenda villës ku kishte jetuar Radojçiq.

Ajo ka prezantuar luksin dhe ‘jetën prej milionerit” të kriminelit serb, i cili akuzohet për organizimin e sulmit në Banjska.

“Dje publikuam dokumentin e listës se aseteve të konfiskuara dhe sekuestruara të terroristit Radojçiq, sot nga afër dhe konkretisht pamë luksin në të cilin ka jetuar ky kriminel. Kjo është jeta e një terroristi që për vete bën jetë prej milioneri ndërkohë që mjet të funksionimit ka frikësimin dhe kërcënimin e komunitetit ku jeton në mënyrë që t’i shërbejnë atij. Kjo gjë ka ndërruar, qytetarët atje kanë filluar të çlirohen nga ky terrorist dhe grupi i tij që kanë punuar vetëm për veten në shërbim të regjimit në Beograd. Republika e Kosovës nuk trembet nga terrorizimi dhe është garantuese e jetës së qetë për të gjithë qytetarët pa dallim. Jemi shoqëri demokratike dhe me vlera të qarta perëndimore ku terrori, frikësimi, shantazhi dhe ilegaliteti nuk kanë vend”, shkroi ajo.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika