Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, bëri të ditur se të premten ka pritur studentë të ETH Zürich, një prej universiteteve më të njohura në botë, të cilët po qëndrojnë në Kosovë në kuadër të një vizite edukative.
“Ishte kënaqësi të bisedoja me ta për Kosovën e sotme, për demokracinë tonë të re, për proceset zgjedhore, për institucionet, për rininë, për teknologjinë dhe për potencialin e madh që vendi ynë ka në fushat e dijes, inovacionit dhe zhvillimit.” – ka shkruar Haxhiu në Facebook.





