Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini.
Në njoftimin e Kuvendit thuhet se gjatë takimit u diskutuan marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy shteteve, si dhe aktualiteti në vend, me theks të veçantë Kuvendi.
Haxhiu priti ambasadorin italian, riafirmuan përkushtimin për fuqizim të partneritetit mes dy vendeve

Sipas njoftimit, kryetarja Haxhiu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Italisë, duke theksuar se shteti italian ishte në krah të Kosovës dhe qytetarëve të saj në çdo fazë të zhvillimit.
Siç bëhet e ditur, Haxhiu gjithashtu nënvizoi ecurinë pozitive në funksionimin e Kuvendit të Kosovës dhe rritjen e angazhimit për realizimin e agjendës së punës.
“Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për bashkëpunim të mëtejshëm dhe fuqizim të partneritetit mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë, duke përfshirë zgjerimin e kontakteve dhe shkëmbimeve në nivel parlamentar” – thuhet në njoftim.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

272 mijë euro grumbulloi QKUK nga parkingu i veturave në vitin 2025

Delegacioni i BE-së vizitë në Kuvend, diskutohet për zhvillimet e fundit në Kosovë

Nagavci: Në zgjedhjet e 2021-tës kërkuam votën edhe për presidente, më 2025 jo

