Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas vrasjes së 18 vjeçares në Ferizaj, duke thënë se dhuna e këtyre përmasave është alarm që duhet të mobilizojë institucionet e policisë, prokurorisë dhe gjykatave, t’i trajtojnë me prioritet e me seriozitetin maksimal, kurse dhunuesit të vihen përballë drejtësisë.
Haxhiu ka shkruar në Facebook se inkurajimit të qytetarëve për të raportuar dhunën, duhet t’i përgjigjemi me veprime konkrete, në gjetjen e dhunuesve dhe sjelljen e tyre përpara drejtësisë
“Inkurajimit të qytetarëve për të raportuar dhunën, duhet t’i përgjigjemi me veprime konkrete, në gjetjen e dhunuesve dhe sjelljen e tyre përpara drejtësisë. Është e domosdoshme të veprojmë, pa vonesa, e me përkushtim maksimal.





