LAJME

Haxhiu: I kujtojmë me nderim të gjithë të rënët e 9 prillit, me përgjegjësinë që kjo sakrificë të ruhet e plotë

Haxhiu: I kujtojmë me nderim të gjithë të rënët e 9 prillit, me përgjegjësinë që kjo sakrificë të ruhet e plotë
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Prill 2026, 11:09

Me rastin e 27-vjetorit të rënies së dëshmorëve dhe martirëve në “Lagje të Re” dhe në Rakoc të Kaçanikut, kryeparlamentarja dhe U.D presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, i ka përkujtuar ata.

Haxhiu ka thënë se më 09.04.1999, u shënua një nga ditët më të rënda të luftës së Kosovës, ku ranë 28 dëshmorë dhe 32 martirë.

“Në mesin e tyre kishte burra dhe gra, por edhe djem dhe vajza të reja, që nuk zgjodhën të tërhiqen përballë dhunës, por të qëndrojnë. Emra si Lumnije Raka, Jehona Raka, Emsale Frangu dhe Mukadeze Muhaxheri-Lika mbeten dëshmi se sakrifica për liri nuk ka qenë kurrë e njëanshme, por e përbashkët, e barabartë dhe e pakushtëzuar” – ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Haxhiu ka theksuar se i kujtojnë me nderim të gjithë të rënët e 9 prillit, me përgjegjësinë që kjo sakrificë të ruhet e plotë, ashtu siç ishte edhe qëndresa e tyre.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika