LAJME

Haxhi Avdyli u drejtohet veteranëve

Haxhi Avdyli u drejtohet veteranëve
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Qershor 2022, 14:25

Deputeti nga radhët e listës “Guxo”, Haxhi Avdyli, përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se ata që që sot po mbrojnë veteranët nuk e kanë shqetësim çështjen e tyre.

“Të nderuar kolegë veteranë, partitë që po qajnë me lot krokodilli për pagën e ulët të veteranëve, në vitin 2017 kanë votuar që paga minimale të mos lidhet me pagën e veteranëve.
Sot, 23 vjet pas çlirimit edhe shtiren solidar por kuptoni se nuk e kanë hallin e pagës së veteranëve por qëllimi mbetet kaosi dhe jostabiliteti politik. Disa parti duke bllokuar pagën minimale për mbi 100.000 punetor të sektorit privat, e duke iu hyrë ne hak kësaj kategorie më të shkelur në Kosovë, mbesin me shpresë që do nxisin pakënaqësi, e përmes anarkisë të vijnë prapë në pushtet .
Për më shumë lexoni artikullin më poshtë, kuptone të vërtetën dhe vlerësoni drejtë”.

Si u hoqën pensionet e veteranëve më 2017 nga lidhja me pagën minimale?

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika