Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, pas qetsimit të situatës së rënduar nga vërshimet, falenderon kompanitë publike dhe qytetarët që ndihmuan për ta tejkaluar këtë gjendje.
“Gjithë këto ditë me shira të rrëmbyeshme, ekipet e Komunës së Prizrenit, operatorët e kontraktuar, kompanitë publike Ekoregjioni dhe Hidroregjioni, si dhe Brigada e Zjarrfikësve kanë qenë në terren në krah të qytetarëve të prekur nga vërshimet.
Andaj dua t’i falënderoj përzemërsisht për punën e tyre të palodhshme. Një falënderim të veçantë meritojnë edhe qytetarët, që me vetiniciativë janë kyçur në intervenimet për parandalimin e vërshimeve dhe në pastrimin e rrugëve.





