PRIZRENI ME RAJON

Haskuka: Nga nesër fillon vaksinimi i të moshuarve mbi 85 vjeç në Prizren

Haskuka: Nga nesër fillon vaksinimi i të moshuarve mbi 85 vjeç në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Prill 2021, 10:16

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, përmes një shkrimi në facebook, ka njoftuar se pas furnizimit me 1270 doza të vaksinës Astra Zeneca kundër Covid-19, gjatë javës së kaluar Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, përkatësisht Njësia e Imunizimit dhe Vaksinimit, sipas kërkesës së Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike ka filluar vaksinimin e stafit shëndetësor në komunën e Prizrenit.

Kryetari Haskuka më tej ka njoftuar se sipas urdhëresës së IKSHP-së, nga data 08 prill 2021,  do të fillojë vaksinimi edhe i personave mbi 85 vjeç.

Drejtoria e Shëndetësisë ka mbledhur të dhënat për një numër të caktuar të personave të kësaj grupmoshe, të cilët do t’i kontaktojë Njësia e Vaksinimit, ndërkaq realizimi i vaksinimit do të bëhet me termine.
Njoftohen të gjithë qytetarët e komunës së Prizrenit, të cilët kanë familjarë të kësaj grupmoshe, të lajmërohen në QKMF, njësinë e Imunizimit dhe Vaksinimit, ku më pas do t’ju caktohet termini për vaksinim, thuhet në këtë njoftim, raporton TV Prizreni/

 

̈ ̧

Pas furnizimit me 1270 doza të vaksinës Astra Zeneca kundër Covid-19, gjatë…

Posted by Mytaher Haskuka on Wednesday, April 7, 2021

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika