- Reklama -

Harron fjalëkalimin, programeri s’ka qasje në kriptovalutat që vlejnë 240 milionë dollarë

Programerit Stefan Thomas i kanë mbetur vetëm edhe dy mundësi për ta provuar fjalëkalimin për të hyrë në llogarinë nga e cila mund t’i menaxhojë kriptovalutat me vlerë të 240 milionë dollarëve.
Thomasi është programer dhe jeton në San Francisko. Para një dekade, atij i ishin dhuruar 7.002 kriptovaluta bitcoin si shpërblim për përgatitjen e një videoje me të cilën jepeshin sqarime për atë se si funksionojnë kriptovalutat.Në kohën kur i ishin dhënë këto valuta, secila kishte vlerën vetëm 2 deri në 6 dollarë. Ai i la këto valuta në “kuletën digjitale” dhe i harroi, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Tani, secili bitcoin vlen nga 34.000 dollarë, ndërsa vlera e kuletës së tij digjitale është 240 milionë dollarë. Megjithatë, Thomasi e ka harruar fjalëkalimin e llogarisë.Ai deri tani e ka shtypur tetë herë nga një fjalëkalim të gabuar dhe nëse e bën këtë gjë edhe dy herë, llogaria do të enkriptohet dhe ai kurrë nuk do të mund të ketë më qasje në pasurinë e tij.“Shtrihesha në shtrat dhe mendoja për këtë, pastaj shkoja te kompjuteri me strategji të re, por nuk funksiononte dhe unë dëshpërohesha përsëri”, tha ai për gazetën The New York Times.

- Reklama -

Një ekspert i sigurisë në internet, i quajtur Alex Stamos, tha se ai mund t’ia zgjidhë problemin Thomasit brenda gjashtë muajve, nëse i ofrohet 10 për qind e shumës që ndodhet në llogari.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Çfarë është “DeepSeek”, aplikacioni kinez AI që po trondit botën e teknologjisë

Një model i inteligjencës artificiale (AI) i prodhuar në...

A është më mirë ta fikim bojlerin apo ta mbajmë vazhdimisht të ndezur?

Kemi dëgjuar miliona herë që më mirë është të...

Çfarë tregon klasa e energjisë e ngrirësit: Një detaj që nuk e keni ditur dhe mund t’ju kursejë para

Klasa e energjisë është një karakteristikë teknike e ngrirësve...

Mercedes paditi Komisionin Evropian për tarifat në importin e makinave elektrike

Mercedes paditi Komisionin Evropian për tarifat në importin e...

“Meta” i jep fund programit për kontrollimin e fakteve

Shefi ekzekutiv i kompanisë “Meta”, në pronësinë e të...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort