LAJME

Haradinaj: Sa më shumë dashuri dhe sa më shumë kushte për personat me aftësi të kufizuara

Haradinaj: Sa më shumë dashuri dhe sa më shumë kushte për personat me aftësi të kufizuara
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Dhjetor 2020, 10:06

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se 3 dhjetori që shënohet si Dita për Personat me Aftësi të Kufizuara, duhet të shërbejë vetëm si ditë e ndërgjegjësimit tonë.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë që ata janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë sonë.
P0stimi i plotë:
Nuk është vetëm një ditë kur ne përkushtohemi për Personat me Aftësi të Kufizuara. Ata janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë sonë.
3 dhjetori, që shënohet si ditë e tyre, duhet të shërbejë vetëm si ditë e ndërgjegjësimit tonë. Sa më shumë dashuri, sa më shumë kushte, sa më shumë mundësi, sa më pak paragjykime për ta.
Heqja e të gjitha barrierave, iu mundëson atyre një jetë sa më të lumtur. Jemi gjithmonë me ju!

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika