Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka refuzuar ta takojë kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Siç merr vesh Paparaci, arsyeja e refuzimit të takimit nga kreu i Aleancës ka të bëjë me qëndrimin e kryeministrit malazez Abazoviq rreth Demarkacionit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi dhe çështjeve të tjera që lidhen me zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.
“Kryetari i AAK-së ka pasur një kërkesë nga qeveria e Malit të Zi për takim, por ka refuzuar pikërisht për arsye të qëndrimeve të Abazoviq”, ka thënë një zyrtari i AAK-së.





