LAJME

Haradinaj publikon pamje nga një librari në Pejë, qytetarë të shumtë presin radhën për blerjen e teksteve shkollore

Haradinaj publikon pamje nga një librari në Pejë, qytetarë të shumtë presin radhën për blerjen e teksteve shkollore
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Shtator 2023, 13:32

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka publikuar pamje të një librarie në Pejë, ku shihen qytetarë të shumtë duke pritur që të blejnë tekstet shkollore për fëmijët e tyre.

Haradinaj sipër videos ka shkruar “Në një librari në Pejë. Pa koment”, thotë ai.

Ndryshe, këtë vit, prindërit është dashtë të aplikojnë online në mënyrë që të marrin paratë për blerjen e mjeteve shkollore për fëmijët e tyre.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci kishte njoftuar se kanë pranuar mbi 80 mijë aplikime. /Telegrafi/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika