Ramush Haradinaj, ka njoftuar për një takim me Kongresistin amerikan Keith Self, të cilin e ka cilësuar si një takim të rëndësishëm në funksion të forcimit të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj bëri të ditur se e ka falënderuar Kongresistin Self për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, si dhe për përkushtimin ndaj vlerave të lirisë, paqes dhe partneritetit ndërmjet dy vendeve.
“Ishte nder i veçantë të takoj Kongresistin Keith Self. E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, si dhe përkushtimin ndaj vlerave të lirisë, paqes dhe partneritetit ndërmjet dy vendeve tona”, ka shkruar Haradinaj.





