LAJME

Haradinaj: Pajtimi në Bruksel një e arritur e madhe

Haradinaj: Pajtimi në Bruksel një e arritur e madhe
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Shkurt 2023, 22:55

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një reagimi në Facebook ka thënë se pajtimi për ta pranuar propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, është një e arritur e madhe.

“Marrëveshja është pranim faktik i pavarësisë së Kosovës, e cila i rikthehet normalitetit politik e të sigurisë, perspektivës integruese euro-atlantike e njohjeve te reja”, ka thënë kreu i AAK-së, Haradinaj.

Ai po ashtu ka vlerësuar se po aq e rëndësishme mbetet edhe faza vijuese e bisedimeve për çështjet tjera të hapura, për të cilat ai beson se do te gjenden zgjidhjet më të mira, me çka do të përmbyllej edhe kapitulli i njohjes ‘de jure’ midis Kosovës dhe Serbisë!

 Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika