Kandidati për president nga rradhët e AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se përkrahja për partinë e tij po rritet.Haradinaj tregon se në Rahovec u takua me strukturat e degës dhe se u spjegoi vizionin e tij për uhstri të fortë përkrah NATO-s.
Postimi i tij i plotë:
Përkrahja për Aleancën po vazhdon të rritet. Programi i saj po iu ofron shpresë dhe siguri qytetarëve, për tejkalimin e krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të vendit.
Në vazhdim të vizitës në Komunën e Rahovecit, takova strukturat e degës së Aleancës, të cilat listën tonë për zgjedhjet e 14 shkurtit e kanë pasuruar me kandidatët: Bjondina Kleçka, Berat Duraku, Fatmir Iska dhe Mahmut Morina.Shpjegova vizionin tim për Kosovën e sigurt me ushtri të fortë të rreshtuar përkrah ushtrive të NATO-s dhe pozicion serioz të vendit tonë në rajon e më gjerë.
Takimin përmbyllës e zhvillova në fshatin e qindra të rënëve për liri, në Krushën e Madhe, ku dhembja dhe krenaria jetojnë bashkë.Rahoveci qëndron fuqishëm përkrah vlerave që përfaqëson Aleanca!RH