LAJME

Haradinaj: Jemi të gatshëm për ta shkurtuar fushatën, madje në pesë ditë, e jo dhjetë!

Haradinaj: Jemi të gatshëm për ta shkurtuar fushatën, madje në pesë ditë, e jo dhjetë!
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Shtator 2021, 11:46

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj mbështetë propozimin e Lumir Abdixhikut për shkurtim të fushatës, madje edhe më shumë seç kërkoi i pari i LDK-së.

Por, Haradinaj, ka thënë se si AAK janë të gatshëm që të pranojnë shkurtesë edhe më të madhe, deri në pesë ditë fushate, e jo dhjetë, përcjell GazetaBlic.Më poshtë edhe njoftimi i plotë.Të nderuar qytetarë,
Kam pranuar një letër nga kryetari i LDK-së z. Abdixhiku ku ai kërkon shkurtimin e fushatës zgjedhore nga 30 në 10 ditë.
Qëndrimi i AAK-së, duke marrë parasysh gjendjen e rëndë me pandeminë, është që fushata të shkurtohet në vetëm 5 ditë e jo në 10.
Shëndeti i qytetarëve mbi të gjitha!
RH

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika