LAJME

Haradinaj fton Prokurorinë që të nis hetimet për faturat e energjisë

Haradinaj fton Prokurorinë që të nis hetimet për faturat e energjisë
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Prill 2022, 12:52

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkruar edhe njëherë lidhur me krizën energjetike.

Ai përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, ka kërkuar nga Prokuroria që të nis hetimet rreth fryerjes së faturave të energjisë.

Sipas tij, ka dyshime serioze që qytetarët janë vjedhur.

Postimi i tij i plotë:

Ftoj Prokurorinë të hetojë fryerjen e faturave të energjisë

Kryeministër kriza energjetike në Kosovë nuk zgjidhet me punësimin enorm të militantëve partiakë e as të atyre që sipas teje janë për dasma e kanagjegje.

A je i vetëdijshëm se faturat e energjisë pas shtrenjtimit në shumë raste e tejkalojnë dyfishin, e ka dyshime serioze se ato janë fryrë përtej çdo tarife, kategorie apo kriteri.

Sot kur është e qartë se qytetarët kanë mbetur krejtësisht vetëm, ftoj organet e hetuesisë që krahas hetimeve për punësime abuzive në KEK, të fillojnë hetimet edhe për faturat e fundit të energjisë.

Ka dyshime serioze që qytetarët janë vjedhur./FrontOnline

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika