LAJME

Haradinaj: Fat që kemi aleat Amerikën dhe duhet të jemi ushtarë të saj në Ballkan

Haradinaj: Fat që kemi aleat Amerikën dhe duhet të jemi ushtarë të saj në Ballkan
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Nëntor 2020, 20:38

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka deklaruar se Kosova është me fat që ka për aleat Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Një interesim i madh global se kush do të zgjidhet sonte president i SHBA-së, por kosovarët kanë një arsye më shumë, dhe mendoj që këto 30 vjetët e fundit emri dhe kryefjala e suksesit tonë është SHBA”, u shpreh Haradinaj në një emision televiziv.

Haradinaj gjithashtu tha se Kosova ka një fat që me dy palët ka marrëdhënie të mira dhe se politika e jashtme e SHBA-së nuk ndryshon sa herë që ndërrojnë qeveritë.

“Ne jemi me fat që kemi aleat Amerikën dhe duhet të jemi ushtarë të saj në territorin e Ballkanit”, tha ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika