LAJME

Hapet platforma, prindërit tani mund të aplikojnë tani për subvencionim të teksteve shkollore

Hapet platforma, prindërit tani mund të aplikojnë tani për subvencionim të teksteve shkollore
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Gusht 2024, 17:29

Sot (e mërkurë) në platformën e-Kosova është publikuar linku në të cilin prindërit mund të aplikojnë për subvencionim të teksteve shkollore për fëmijët nga klasa 1-5 dhe 6-9.

Ky është linku që është publikuar në platformën e-Kosova për aplikim për subvencionim të teksteve shkollore.

Ndryshe edhe sivjet nxënësit do të furnizohen me librat shkollor nëpërmjet subvencionimit nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, dje ka njoftuar se për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën vlen shuma prej 80 euro. Ndërkaq nga klasa e gjashtë deri në të nëntën do të subvencionohen deri në 110 euro./RTK/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika