- Reklama -

Hapet ekspozita “Koha e shndërrimit Kosova – 1968-1981: dokumente dhe dëshmi” e organizuar nga AShAK

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në hapjen e ekspozitës, “Koha e shndërrimit – Kosova 1968-1981: dokumente dhe dëshmi”, organizuar nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës (AShAK) dhe, e cila po mbahet në Bibliotekën Kombëtare.

Me një fjalë rasti, para të pranishmëve, kryeministri Kurti tha se ashtu si titulli i ekspozitës, ka qenë edhe periudha në harkun kohor nga viti 1968 deri në vitin 1981, kur rinia shqiptare, në të njëjtën kohë, sikurse protestuesit në Pragë, që i hapën rrugën një kapitulli të liberalizmit dhe Paris, që nga një lëvizje studentore u kthye në një revolucion shoqëror, u ngrit në protesta duke kërkuar liri, të drejtat e tyre dhe mbi të duke brohoritur “Universitet” dhe “Vetëvendosje”.

- Reklama -

Demonstratat e vitit 1968, tha kryeministri Kurti më tej në fjalën e tij, hapën rrugë për avancimin e të drejtave kulturore dhe politike të shqiptarëve në Jugosllavi, por, në anën tjetër, ishin edhe një ngjarje prej nga lindi një gjeneratë e tërë e aktivistëve të paepur, shumë prej të cilëve përfunduan nëpër burgje, sikurse Adem Demaçi dhe Rexhep Mala.

Ai tha se edhe pse vitet për Kosovën pas Autonomisë së vitit 1974, që e ngriti Kosovën në nivel të krahinës autonome dhe konstituive Federatës jugosllave, në dukje prosperuese e të qeta, u shembën si rezultat i shtypjes, shfrytëzimit dhe të diskriminit, sepse, ndonëse mori hov zhvillimi ekonomik, vazhdonte të thellohej pabarazia, nënpërfaqësimi i shqiptarëve në Kosovë dhe jo vetëm.

“Në pranverën e vitit 1981, gjatë marsit dhe prillit të atij viti, fillimisht studentët e Universitetit të Prishtinës e pastaj edhe punëtorët e masat e gjera popullore, u ngritën në një sërë protestash, të cilat shënuan një ngjarje tjetër kapërcyese në historinë e re të Kosovës”, tha kryeministri Kurti, për të shtuar më tej se, historia e këtyre viteve dhe e këtij shndërrimi, është e lexueshme në dokumentet e ekspozuara aty në mesin e dokumenteve të përzgjedhura nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës.

E duke i parë këto dokumente, kryeministri theksoi se shohim se sa i rëndësishëm është investimi në institucionet tona arkivore, si në infrastrukturë po ashtu edhe në teknologji, e njëkohësisht edhe si kultivim i kulturës së arkivimit, si traditë institucionale.

“Arkivat e shtetit tonë përveçse na tregojnë çfarë ishte e kaluara në formë të dokumenteve dhe xhirimeve e incizimeve, në të njëjtën kohë na e inkurajojnë shoqërinë tonë që sa më shumë të mbajnë shënime, që sa më shumë të dokumentojnë për ata që do të vijnë pas nesh, ashtu siç kanë bërë ata që ishin para nesh për brezin tonë”, u shpreh ai.

Në fund të fjalës së tij, kryeministri Kurti tha se, duke e studiuar dhe mësuar mirë se prej nga vijmë, ne dimë të ecim më drejtë, më shpejtë, më qartë andej nga jemi nisur, prandaj, arkivat e shtetit tonë përveçse na tregojnë çfarë ishte e kaluara në formë të dokumenteve dhe xhirimeve e incizimeve, në të njëjtën kohë na e inkurajojnë shoqërinë tonë që sa më shumë të mbajnë shënime, që sa më shumë të dokumentojnë për ata që do të vijnë pas nesh, ashtu siç kanë bërë ata që ishin para nesh për brezin tonë.

Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që ta vizitojnë këtë ekspozitën, sepse aty do të gjejnë gjëra të cilat do të ju bëjnë që të dini më shumë e të mësoni edhe më mirë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort