Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka uruar popullin amerikan në Ditën e Falënderimeve, duke shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që shërbejnë në Kosovë.
Hamza uron amerikanët në Ditën e Falënderimeve: Mirënjohës për mbështetjen e pazëvendësueshme ndaj Kosovës

Me këtë rast, Hamza theksoi partneritetin dhe mbështetjen historike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës.
“Gëzuar Ditën e Falënderimeve popullit amerikan dhe të gjithë amerikanëve që shërbejnë në Kosovë! Kjo është një ditë që na bashkon të gjithëve me mirënjohje, pavarësisht largësisë. Jemi mirënjohës për miqësinë, partneritetin dhe mbështetjen historike e të pazëvendësueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendin tonë. Shumë mirësi dhe bekime për të gjitha familjet amerikane!” – ka shkruar Hamza.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Një tjetër aksident në Vlashnje, banorët kërkojnë masa për sigurinë në trafik

Shtatë raste të reja me fruth brenda një jave në Kosovë, numri total shkon në 172

Kurti nga SHBA-të: Mërgata dikur sakrifikonte për Kosovën, sot mund të investojë për të fituar

