LAJME

Hamza takon shefen e Zyrës së Bankës Botërore për Kosovën, diskutojnë për prioritetet ekonomike të vendit

Hamza takon shefen e Zyrës së Bankës Botërore për Kosovën, diskutojnë për prioritetet ekonomike të vendit
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Janar 2026, 14:47

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka zhvilluar sot një takim me shefen e re të Zyrës së Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Carol Megevand.

Sipas njoftimit të PDK-së, Hamza i ka uruar suksese Megevand në misionin e saj, si dhe i ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Bankës Botërore ndaj institucioneve të Kosovës, në funksion të zhvillimit të vendit.

Siç bëhet e ditur në njoftim, në këtë takim u diskutua për zhvillimet aktuale dhe prioritetet ekonomike të Republikës së Kosovës duke vënë theksin te nevojat reale për rritje ekonomike dhe hapje të vendeve të reja të punës.

Sipas PDK-së, Hamza tutje theksoi se Kosova duhet të forcojë bashkëpunimin e ngushtë dhe të qëndrueshëm me partnerët ndërkombëtarë, në kuadër të vizionit për forcimin dhe zhvillimin afatgjatë të vendit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika