Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej të gjitha punët për një mandat, por sipas tij, Qeveria Kurti duhet të tregojë se çka ka kryer në vitin e tyre të parë të qeverisjes.
Hamza tha se nuk ka asnjë projekt kapital në Kosovë që Qeveria Kurti e ka nisur dhe deri më sot e ka prerë shiritin.
“Nuk kemi pasur rritje të pagave, inflacioni shumë i lartë, nuk kemi pasur rritje të pensioneve. Çdo cent që i paguhet dikujt është për tu vlerësuar, por njerëzit duan qëndrueshmëri dhe parashikueshmëri. Sigurimet shëndetësore nuk janë bërë”, tha ai në Rubikon.
Tutje, Hamza tha se në vitin 2012, niveli i investimeve kapitale ishte 550 milionë, ndërsa në vitin 2023, niveli i ekzekutimit të buxhetit kapital nga Qeveria Kurti ishte 555 milion.