LAJME

Hamza pas takimit me emisarin e BE-së: Integrimi evropian dhe anëtarësimi në NATO, synime strategjike të Kosovës

Hamza pas takimit me emisarin e BE-së: Integrimi evropian dhe anëtarësimi në NATO, synime strategjike të Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Mars 2026, 10:50

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, sot ka pritur një delegacion nga Bashkimi Evropian të kryesuar nga Emanuele Giaufret, zëvendësdrejtorin menaxhues të EEAS-it për Evropën Perëndimore.

Siç bën të ditur PDK, gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike dhe ekonomike në vend, si dhe për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Sipas njoftimit, Hamza mirëpriti vëmendjen e rikthyer të BE-së ndaj Kosovës dhe rajonit, si dhe vendimin për heqjen e masave, duke e vlerësuar këtë si një hap pozitiv për forcimin e partneritetit dhe perspektivës evropiane të vendit.

Ai theksoi se një Kosovë stabile dhe një rajon stabil janë në interes të përbashkët të të gjithë popujve të Ballkanit Perëndimor dhe të vetë Bashkimit Evropian.

Kreu i PDK-së rikonfirmoi përkushtimin e PDK-së për bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të BE-së për Kosovën, veçanërisht në përballimin e sfidave ekonomike dhe avancimin e reformave.

Sipas PDK-së, në takim u ritheksua se aspirata strategjike e Kosovës mbetet integrimi në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimi në NATO, si një orientim i qartë drejt zhvillimit, stabilitetit dhe integrimit të plotë euroatlantik.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika