LAJME

Hamza në Ditën e Kushtetutës: PDK mbetet e përkushtuar në respektimin dhe mbrojtjen e aktit më të lartë juridik

Hamza në Ditën e Kushtetutës: PDK mbetet e përkushtuar në respektimin dhe mbrojtjen e aktit më të lartë juridik
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Prill 2026, 09:04

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Hamza theksoi se Kushtetuta përbën aktin më të lartë juridik të shtetit, mbi të cilin mbështetet rendi demokratik dhe garantohet mbrojtja e të drejtave të çdo qytetari.

“Kushtetuta mbetet udhërrëfyesi ynë për ndërtimin e një shteti ligjor, të drejtë dhe të barabartë”, është shprehur Hamza.

Ai, po ashtu, theksoi domosdoshmërinë e zbatimit të plotë të Kushtetutës në çdo rrethanë.

“Në këtë ditë të rëndësishme, riafirmojmë përkushtimin e Partisë Demokratike të Kosovës për respektimin dhe mbrojtjen e këtij akti në çdo kohë dhe rrethanë. Gëzuar Dita e Kushtetutës!”, ka përfunduar ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika