- Reklama -

Hamza kërkon nga BE që t’i heq sanksionet “pavarësisht se kush do ta udhëheqë Kosovën”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ia ka dërguar një letër zyrtare Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ku kërkon heqjen e menjëhershme dhe të pakushtëzuar të masave të BE-së ndaj Kosovës.

Në qendër të mesazhit të tij, Hamza thekson se Kosova duhet trajtuar si çdo vend tjetër i Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se sanksionet po e dëmtojnë vendin në momente kyçe për integrimin europian dhe euroatlantik.

- Reklama -

“Vendit tonë duhet t’i jepen të njëjtat mundësi, mjete dhe mbështetje si të gjitha vendet tjera të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt BE-së dhe NATO-s”, shkruan ai.

Duke reflektuar mbi vitin sfidues që ka kaluar Kosova, me tri procese zgjedhore brenda një viti, Hamza shpjegon se këto janë dëshmi të “qëndrueshmërisë dhe pjekurisë së demokracisë së Kosovës”.

Ai thotë se proceset zgjedhore janë zhvilluar “demokratikisht, me transparencë dhe paqësisht”, pavarësisht bllokadës së mëvonshme politike.

Në letrën e tij, Hamza risjell në vëmendje sakrificat dhe obligimet që Kosova ka marrë përsipër në rrugën e integrimit, përfshirë edhe krijimin e Dhomave të Specializuara. Ai e quan këtë një kërkesë të imponuar vetëm mbi Kosovën, e cila “fatkeqësisht është shndërruar në një instrument monoetnik”.

Por, pjesa më shprehëse e letrës është thirrja e tij për unitet dhe qasje të përbashkët shtetërore ndaj interesave strategjike.

“Pavarësisht se kush do t’i udhëheqë institucionet e Kosovës pas zgjedhjeve, vendi ynë duhet të ketë të njëjtat mjete dhe mbështetje si të gjitha të tjerat në rajon. Vazhdimi i masave e privon Kosovën nga këto mundësi dhe rrezikon të minojë vlerat demokratike dhe pro-evropiane”.

Kjo fjali e përmbledh filozofinë e letrës: çështja e sanksioneve nuk është e një qeverie apo partie, por e vetë shtetit të Kosovës.

Në përmbyllje, Hamza i bën thirrje BE-së që të dërgojë një sinjal të fortë mbështetjeje ndaj qytetarëve të Kosovës, duke kërkuar vendimin që do t’i hapte rrugë një faze të re të marrëdhënieve.

“Kërkoj me respekt heqjen e menjëhershme dhe të pakushtëzuar të të gjitha masave të BE-së ndaj Kosovës”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort