LAJME

Hamza i përgjigjet Kurtit: Ne do jemi opozitë, presim të merreni vesh me partitë e tjera

Hamza i përgjigjet Kurtit: Ne do jemi opozitë, presim të merreni vesh me partitë e tjera
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Gusht 2026, 14:53

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, i është përgjigjur me shkrim ftesës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për takim, duke e bërë të qartë se PDK nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj politik dhe do të mbetet në opozitë.

Hamza falënderon Kurtin për ftesën, por rikujton se qëndrimi i PDK-së mbetet i pandryshuar, duke iu referuar edhe takimit të zhvilluar më 10 korrik.

“Duke iu referuar takimit tonë të datës 10 korrik 2026 dhe qëndrimit publik të PDK-së, ju rikonfirmoj se, në rrethanat aktuale, qëndrimi ynë është që të vazhdojmë të qëndrojmë në opozitë.

Presim që ju, në përputhje me përgjegjësitë që ju burojnë nga zgjedhjet e 7 qershorit 2026, së bashku me partitë e tjera të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, të arrini marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja të vendit”, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika