Kandidati për kryeministër i Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, së bashku me nënkryetarin e partisë dhe kryetarin e degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, kanë vizituar familjen e veteranit të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Naim Gashi, si dhe familjen e Fatmire Muhaxhirit, familje e dëshmorit, në lagjen Kurillë të Prizrenit.
Hamza dhe Totaj vizitojnë familjen Gashi dhe familjen Muhaxhiri në Kurillë të Prizrenit

Gjatë vizitës, Hamza ka theksuar se, nëse merr mandatin e kryeministrit, që në vitin e parë do të ndërmarrë masa konkrete për lehtësimin e jetës së qytetarëve, si dhe forcimin e sigurisë sociale dhe ekonomike në vend. Ai ka falënderuar familjet për mikpritjen dhe besimin e treguar.
Ndërkohë, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se gjatë këtyre takimeve është marrë mbështetja e familjeve për zgjedhjet e 7 qershorit. Ai ka theksuar se PDK mbetet e gatshme të rikthejë shpresën te qytetarët, duke shtuar se ka ardhur momenti për ndryshim të kursit politik në Kosovë dhe orientim drejt zhvillimit dhe prosperitetit.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

