LAJME

Hamza bisedon me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë për marrëdhëniet dypalëshe

Hamza bisedon me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë për marrëdhëniet dypalëshe
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Janar 2026, 12:18

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, zhvilloi sot një takim me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali, ku u diskutuan zhvillimet e fundit politike në vend, marrëdhëniet dypalëshe dhe proceset me interes të ndërsjellë.

Sipas njoftimit të PDK-së, Hamza shprehu mirënjohjen e tij për rolin konstruktiv të Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, duke vlerësuar kontributin e saj në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Duke folur për zhvillimet politike, Hamza ritheksoi se PDK-ja mbetet e përkushtuar për ruajtjen e stabilitetit politik, promovimin e dialogut konstruktiv dhe avancimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika