LAJME

Hajrulla Çeku mbledh në takim krerët e arsimit, nënshkruhet deklarata “Zotimi për arsimin 2035+”

Hajrulla Çeku mbledh në takim krerët e arsimit, nënshkruhet deklarata “Zotimi për arsimin 2035+”
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Gusht 2026, 17:50

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se me ftesë të ministrit në detyrë, Hajrulla Çeku është mbajtur të premten, më 280.8.2026, një takim ndërmjet përfaqësuesve të institucioneve publike qendrore dhe lokale, institucioneve shkollore, universiteteve, mësimdhënësve, prindërve, nxënësve dhe studentëve.

Sipas njoftimit, ky ishte takimi i parë në këtë format.

“Për temë qendrore, takimi kishte përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor dhe procesin e hartimit të strategjisë së re 10-vjeçare shtetërore të arsimit”- thuhet në njoftim.

Po sipas njoftimit, diskutimet ishin përmbajtjesore dhe u zhvilluan në frymë pozitive dhe konstruktive.

Palët mirëpritën ftesën, sipas MASH-it formatin e takimit dhe vlerësuan lartë qasjen bashkëpunuese, dhe u dakorduan për takime të rregullta të këtij formati.

“Duke theksuar rëndësinë zhvillimore të arsimit në vend dhe gatishmërinë për punuar bashkërisht dhe me përkushtim për hartimin e strategjisë së re të arsimit dhe zbatimit të reformave që garantojnë cilësi në arsim, në këtë takim, u nënshkrua deklarata e zotimit për arsimin 2035+”- thuhet në njoftim

Pjesëmarrës në takim sipas njoftimit ishin: Muhamet Gjoka, Kryesues i Kolegjiumit të Drejtorëve komunalë të arsimit, Rrahman Jasharaj, Kryetar i SBASHK-ut, Ymer Ymeri, Sekretar i Përgjithshëm i SBASHK-ut, Mentor Alishani, Kryesues i Konferencës së Rektorëve, Linda Dula Halilabazi, Nënkryetare e Këshillit të Prindërve të Kosovës, Merita Dili Hasani, Sekretare e Kolegjiumit të drejtorëve të institucioneve parashkollore, Donart Humolli, Nënkryetar i Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës, dhe Kaon Krasniqi, Kryetar i Asamblesë së Fëmijëve të Kryeqytetit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika