- Reklama -

Hajdari për “rezervat shtetërore”: Ndihem e pafajshme, është proces tendencioz

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, që akuzohet për çështjen e rezervave shtetërore, ka thënë se ndihet tërësisht e pafajshme. Ajo e ka cilësuar procesin ndaj saj si tendencioz.

“Ndihem krejtësisht e pafajshme sepse është proces tendencioz duke shkelur çdo procedurë ligjore, duke qenë në kundërshtim me ligjin për rezervat shtetërore dhe ligjin për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar ka iniciuar këtë aktakuzë ndaj meje”, ka thënë ajo pas seancës fillestare.

- Reklama -

Ajo madje insiston se kanë vepruar drejtë me çështjen e rezervave shtetërore, por shkelje thotë se po bënë Prokuroria Speciale.

“Më e rëndësishmja që dua të theksoj është se qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë të brengosen për konsolidimin e rezervës shtetërore që e kemi rritur në Qeverinë Kurti 2, për shumëfish në kohën më të vështirë kur ishte rezerva shtetërore e pa konsoliduar dhe jo në funksion të përgjigjes ndaj qytetarëve. Në kohën kur kufijtë ishin të mbyllur me shpërthimin e luftës në Ukrainë dhe në kohën më të vështirë, kur nuk kishte eksporte të produkteve bazike në vendin tonë. Pra, produkteve bazike, jetike për jetesën e qytetarëve tanë. Në këtë kohë të vështirë ne siguruam dhe konsoliduam rezervën shtetërore. Sa është e rëndësishme të përmendi se për këtë proces që është tejet e rëndësishme për qytetarët tanë, për sigurinë e popullit tonë, megjithatë prokuroria shkeli ligjin, siç e kam theksuar dhe më herët përkundër që ne kemi pasë dhe jemi në proces gjyqësor me operatorët që nuk kanë përmbushur detyrimet e tyre dhe është proces i hapur gjyqësor me këta operatorë. Tërësisht Prokuroria Speciale nuk po përfill ligjin, dhe po vazhdon pa përfillur procedurat e ligjit për rezervat shtetërore dhe informacionit të klasifikuar”, ka shtuar ajo.

Më tej ka insistuar se do ta dëshmojnë se veprimet e ndërmarra ndaj saj janë të paligjshme.

Mahmut Halimi, avokati i të akuzuarit tjetër në këtë rast, Ridvan Muharremi, ka thënë se gjatë procedurës ka ndodhur “një situatë e paprecedent në praktikën gjyqësore në Kosovës”.

Ai ka deklaruar se gjykata i ka detyruar mbrojtësit që të paraqesin kundërshtimet ndaj aktakuzës pa i pasur në dispozicion shkresat e lëndës, duke e cilësuar këtë si një rast “non sens”.

“Sot ndodhi diçka që kurrë në praktikën gjyqësore është e panjohur në gjyqet e Kosovës, na detyroi gjykata që të ushtrojmë kundërshtim kundër aktakuzës pa shkresa të lëndës, është rast non sens. Sa i përket çështjeve të tjera, ju kisha lutur për mirëkuptim. Nuk kemi qysh deklarohemi pa i pasur shkresat e lëndës. Qysh me u deklaru për fajësinë kur nuk ka shkresa të lëndës”, ka thënë ai./KOHA/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort