LAJME

“Grusht shqiptari”, momenti kur boksieri Liridon Fazliu nokauton serbin Markovic

“Grusht shqiptari”, momenti kur boksieri Liridon Fazliu nokauton serbin Markovic
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Tetor 2022, 15:10

Liridon Fazliu të shtunën ka shkëlqyer në ringun e Belgjikës duke arritur një fitore me nokaut edhe atë ne raundin e trete ndaj serbit, Stefan Markovic i cili kishte paralajmëruar se po shkon ne Belgjike për te fituar.

Kjo fitore atë e gëzoi shumë dhe e festoi të njëjtën disa orë si në palestër ashtu edhe jashtë saj.

“Të them drejtën nuk kam prit se do ta mposhti me KO pasi kundërshtari ka shumë përvojë, mirëpo fakti që ishte sërb mua më motivoi më shumë dhe doja që ta goditja fort dhe të përfundoj ndeshjen me KO një gjë që e arrita në rundin e 3-të.

Falënderoi të gjithë që më mbështetën në këtë ndeshje si dhe familjen dhe sponzorat që po rrinë gjithnjë afër meje”, tha Liridoni, duke shtuar se muajin tjetër e pret ndeshja për titull Belgjike kurse kundërshtar do jetë Leonardo Strynckx ku edhe pret një ndeshje shume të fortë pasi edhe kundërshtari është shumë i përgatitur.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika