LAJME

Gruaja në Gjakovë merrte pensionin e bashkëshortit të vdekur, shoqërohet në Polici

Gruaja në Gjakovë merrte pensionin e bashkëshortit të vdekur, shoqërohet në Polici
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Dhjetor 2022, 08:57

Një grua në Gjakovë është shoqëruar në stacionin policor, pasi ajo dyshohet se ka marr pensionin e burrit të saj të vdekur.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ajo nuk kishte informuar për vdekjen e bashkëshortit. Rasti është duke u trajtuar si mashtrim.

“Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare, pasi që nuk kishte informuar për vdekjen e bashkëshortit të saj dhe kishte përfituar para nga Departamenti i Administratës Pensionale të Kosovës.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika