Bashkëshortja e ish-luftëtarit të lirisë, tashmë i ndjerë, Avdi Nasufaj, ka nevojë për ndihmën e të gjithë njerëzve vullnetmirë.
Kimete Nasufaj momentalisht ndodhet në një spital të Prishtinës, për trajtim mjekësor, por ajo është prekur nga një sëmundje ku kërkohet urgjentisht trajtim jashtë vendit, saktësisht në Turqi.
Zonja Kimete ka patur dhimbje në kokë, dhe kur është dërguar në spital, si pasojë e dhimbjeve asaj i është shkaktuar marramendje dhe hemorragji cerebrale në tru.






