Një grua në Prizren dje e ka denoncuar në Polici burrin e saj për dhunë në familje. Rasti dyshohet se ka ndodhur katër ditë më parë në rrugën “Beteja e Kabashit” në Prizren, por gruaja nuk e kishte raportuar menjëherë.
Viktima ishte sulmuar fizikisht nga burri i saj para katër ditësh, por e njëjta nuk e kishte denoncuar duke menduar “se do të përmirësohej dhe nuk do të përsëritej më” një ngjarje e tillë.
Viktima ka deklaruar në Polici se burri i saj e kishte goditur atë me shuplaka, por që dhuna psikike ka vazhduar edhe për disa ditë, ku i njëjti më pas edhe e ka kërcënuar.





