Dogana e Kosovës ka parandaluar futjen e mjeteve monetare të padeklaruara në territorin e Kosovës, gjatë një kontrolli në pikën e kalimit kufitar Dheu i Bardhë.
Rasti është evidentuar më 18 gusht 2026, kur zyrtarët doganorë, gjatë zbatimit të procedurave të kontrollit, kanë zbuluar mjete monetare të fshehura dhe të padeklaruara.
Dogana e Kosovës ka parandaluar futjen e mjeteve monetare të padeklaruara në territorin e Kosovës, gjatë një kontrolli në pikën e kalimit kufitar Dheu i Bardhë.
Sipas Doganës, gjatë kontrollit janë gjetur 12,570 euro dhe 5,900 franga zvicerane, me një kundërvlerë të përgjithshme prej 18,841.74 euro.
“Gjatë kontrollit janë gjetur 12,570 euro dhe 5,900 franga zvicerane, me kundërvlerë të përgjithshme prej 18,841.74 euro, sipas kursit të këmbimit të datës së kontrollit”, thuhet në njoftimin e doganës
Mjetet monetare janë ndaluar dhe evidentuar sipas procedurave përkatëse, ndërsa rasti është iniciuar për trajtim të mëtejmë nga njësitë kompetente të Doganës së Kosovës.
Dogana tutje ka njoftuar se çdo person që hynë ose del nga Republika e Kosovës është I obliguar të deklaroj mjetet monetare, instrumentet e negociueshme ose metalet dhe gurët e çmuar kur vlera e tyre arrin apo tejkalon shumën prej 10,000 euro.





