Greqia do të abstenojë gjatë votimit të 16 majit në Këshillin e Ministrave të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe nuk do të mbështesë kërkesën që Kosova t’i bashkohet këtij organi, ka thënë të shtunën ministri i Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis.
“Siç kemi bërë në raste të ngjashme në të kaluarën, Greqia do të abstenojë nga votimi, me fjalë të tjera, nuk do ta mbështesë kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, ka thënë Gerapetritis, transmeton “Kanaliena”.
Ai shtoi se “disa nga çështjet thelbësore ende nuk janë zgjidhur, mbi të gjitha themelimi i Asociacionit”.





